F02 – Vlerësoni kënaqësinë e palëve të përfshira

Ky aktivitet menaxherial ben pjese ne grupin e Mbylljes se Projektit. Ky grup aktivitetesh zhvillohet kur produkti i projektit eshte i plote, ose kur vedosni te anuloni projektin.


Dërgoni pyetësorin anonim të vlerësimit të kënaqësisë së palëve të përfshira dhe regjistroni rezultatet në Regjistrin e Mirëqenies së projektit. Ndryshe nga çdo pyetësor mujor i kënaqësisë dhe sadisfaksionit të palëve që fokusohet në një muaj të vetëm, ky është një vlerësim përfundimtar që ka të bëjë me projektin në tërësi.

Modeli i Regjistrit të mirëqenies së projektit

Qëllimi

Në këtë fazë, nuk mund të ndërmerret asnjë veprim për të përmirësuar kënaqësinë dhe vlerësimin e palëve të interesuara, sepse qëllimi kryesor i këtij feedack-u është që të mundësojë një analizë të mëtejshme të projektit dhe të nxjerrim mësime tqë mund të na duhen në të ardhmen.

Gabimet e zakonshme

Mos i limitoni pyetësorët e kënaqësisë vetëm te disa përfaqësues – përfshini të gjithë personat me ndikim në projekt. Për të mos e bërë ankimin shumë të gjatë, mbajeni atë të përmbledhur dhe të lehtë për t’u plotësuar nga palët e interesuara. Edhe kur krijoni sondazhe anonime, nëse pjesëmarrësit janë pak, disa përgjigje mund të zbulojnë identitetin; në atë rast, injoroni informacionet identifikuese dhe mos i përdorni kurrë më tej. Nëse këto detaje do të ruhen, besimi në anonimitetin e sondazhit mund të cënohet. Çfarë duhet të bëni? Përqendrohuni në analizën e të dhënave të përgjithshme, pa kontrolluar përgjigjet individualisht.

Principet

Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial: