A06 – Identifikoni rreziqet dhe planifikoni përgjigjet

Ky aktivitet menaxherial bën pjesë në grupin e Fillimit të Projektit. Ky grup aktivitetesh zhvillohet në fazën fillestare për të përgatitur mjedisin dhe ekipin për nisjen e projektit.


Organizoni trajnime me anëtarët kryesorë të ekipit për të identifikuar fillimisht rreziqet dhe për të planifikuar mënyrat e reagimit ndaj tyre. Informacioni i mbledhur duhet të ruhet në Regjistrin e Ndjekjes.

Bazuar në rreziqet e identifikuara dhe përgjigjet e planifikuara, mund të jetë e nevojshme të rishikoni edhe Përshkrimin e Projektit dhe Hartën e Rezultateve.

Nëse një projekt i ngjashëm është realizuar më parë, konsultohuni me arkivën për të mësuar më shumë rreth rreziqeve të mundshme që lidhen me projektin tuaj.

Shembull i Regjistrit të Ndjekjes

Shembull i Përshkrimit të Projektit

Qëllimi

Arsyeja kryesore për identifikimin e rreziqeve është planifikimi i përgjigjeve ndaj tyre në mënyrë proaktive, pasi është shumë më e lehtë të parandalohen apo të kontrollohen përpara se të materializohen, sesa pasi të jenë realizuar.

Gabimet e zakonshme

Pikat më poshtë ju ndihmojnë të shmangni disa nga gabimet më të zakonshme në menaxhimin e rreziqeve:

Principet

Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial: