C02 – Planifikoni përgjigjet ndaj devijimeve
Ky aktivitet menaxherial bën pjesë në grupin e Menaxhimit Javor, i cili përfshin një seri aktivitetesh që zhvillohen në fillim të çdo jave.
Nëse gjatë matjes së ecurisë në C01 vëreni devijime nga objektivat e projektit, duhet t’i menaxhoni me kujdes dhe të përpiqeni të riktheheni në rrugën e duhur.
Në raste më të ndërlikuara, mund të zhvilloni trajnime dhe të merrni ndihmë nga të gjithë ose një grup i përzgjedhur anëtarësh të ekipit, për të planifikuar se si të rekuperojmë nga devijimi. Në raste sensitive. informoni sponsorin, kërkoni këshillën e tij dhe prisni për miratimin e tij mbi planin e rimëkëmbjes.
Nëse nuk është e mundur të rekuperohet nga devijimet e objektivave, duhet të kërkoni miratimin nga sponsori për të rishikuar objektivat dhe qëllimet e parashikuara. Sigurohuni që informacioni i ri të regjistrohet në Përshkrimin e projektit.
Nëse ka një shkak kryesor për këtë devijim, që mund të shkaktojë probleme të ngjashme edhe në të ardhmen, duhet t’a regjistroni atë në Regjistrin e Ndjekjes si rrisk dhe planifikoni një përgjigje të duhur ndaj rrezikut.
Shembull i Përshkrimit të Projektit
Shembull i Regjistrit të Njekjes
Qëllimi
Për të realizuar objektivat e projektit, është e rëndësishme të reagojmë ndaj çdo devijimi sa më herët, përpara se të shtohen dhe të sjellin pasoja më serioze. Ajo që ka më shumë rëndësi është se, nëse përpjekjet për rikuperim nuk japin rezultat dhe vërehet një prirje shqetësuese në zhvillimin e projektit, kjo tregon se objektivat aktualë nuk janë më të arritshëm dhe duhet të rishikohen. Nëse objektivat e rinj nuk e justifikojnë vazhdimin e projektit, atëherë mund të merret vendimi për ndërprerjen e tij, për të shmangur humbje edhe më të mëdha në të ardhmen.
Gabimet e zakonshme
Mos harroni se një deklaratë e përgjithshme, e paqartë dhe thjesht dëshirimore, si p.sh. “Duhet të punojmë 15% më shpejt nga tani e tutje”, nuk përbën një plan rimëkëmbjeje. Planet e rimëkëmbjes duhet të jenë realiste dhe të përmbajnë veprime konkrete që mund të zbatohen dhe të vlerësohen.
Nëse duhet të zgjidhni mes rikuperimit nga devijimi dhe zgjidhjes së shkakut themelor që mund të shkaktojë të njëjtin problem në të ardhmen, jepni përparësi këtij të fundit. Përndryshe, do të përfundoni duke menaxhuar kriza të vazhdueshme.
Principet
Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial: