D02 – Pranimi i rezultateve të përfunduara

Ky aktivitet menaxherial bën pjesë në grupin e Menaxhimit Ditor, i cili përfshin aktivitete që zhvillohen çdo ditë.


Rezultatet e punës që i janë caktuar drejtuesve të ekipeve ose menaxherëve të projektit nga pala zbatuese mund të përfundojnë në çdo moment. Në këto raste, është koha për një rishikim të shpejtë dhe miratim paraprak nga ana e menaxherit të projektit. Ky miratim, në këtë fazë menaxheriale, është paraprak.

Në rastin e rezultateve madhore apo kritike, nëse është e mundur, kërkoni edhe miratimin e sponsorit dhe të klientit.

Qëllimi

Kur ka shumë rezultate të papërfunduara njëkohësisht, krijohen probleme të shumta: konsumohen burime pa efekt, ulet cilësia dhe zvogëlohet parashikueshmëria e projektit. Prandaj, kur është e mundur, në vend që të punohet paralelisht në shumë detyra, duhet të inkurajohet përfundimi dhe mbyllja e një rezultati përpara se të kalohet te tjetri.

Gabimet e zakonshme

Miratimi i një rezultati nënkupton përgjegjësi – disa menaxherë projekti e shtyjnë këtë hap për të shmangur përgjegjësinë, por kjo është një qasje joefektive dhe duhet shmangur. Mos kini frikë të merrni përgjegjësi – ndonjë nga rezultatet që miratoni mund të sjellë probleme në të ardhmen, por ato probleme janë më të vogla sesa rreziku i mbajtjes së shumë detyrave të hapura.

Shumë rezultate afrohen në një gjendje “gati për t’u përfunduar”, por hasin vështirësi për shkak të detajeve të vogla. Mos tundoheni t’i quani të përfunduara thjesht sepse shumica e punës është bërë – miratoni vetëm rezultatet që janë përfunduar plotësisht.

Principet

Principet e meposhtme luajne nje rol te rendesishem ne kete aktivitet menaxherial: