NUPP

Parimet Pothuajse Universale të Projekteve

Manuali


Çfarë është NUPP?

NUPP është një përmbledhje e parimeve pothuajse universale të projekteve: parime që do të ishte mirë t’i ndiqnim në të gjitha projektet, pavarësisht metodologjive dhe qasjeve që përdorim.

Pse NUPP?

Sepse disa nga gjërat që bëjmë për të menaxhuar projektet tona priren ta humbasin kuptimin pas njëfarë kohe, pa e vënë re ne vetë. Më pas, ato vazhdojnë të marrin energjinë tonë, pa krijuar ndonjë rezultat. Një qasje që vendos parimet në plan të parë ndihmon në uljen e këtij rreziku dhe i mban aktivitetet e menaxhimit të projektit të dobishme dhe me rezultat.

Si funksionon NUPP?

Përdorimi i NUPP është i thjeshtë: mbani pranë listën me 6 parimet, sa herë që doni të merrni një vendim apo të bëni diçka të rëndësishme, kontrollojeni atë në raport me këto parime dhe sigurohuni që të jetë në përputhje me të gjitha. Në fillim, kjo mund të marrë pak kohë, por me kalimin e kohës do të bëheni më të shpejtë dhe do ta bëni këtë proces në mënyrë automatike.

Ekosistemi i Projektit

OMIMO është një familje modulesh, ku secili është i projektuar për të zgjidhur një grup të ndryshëm problemesh. Nuk ekziston një modul “më i mirë”; zgjedhja e duhur varet nga situata. Në vend që të zgjidhni llojin më të popullarizuar të modulit, së pari identifikoni problemet tuaja kryesore dhe më pas zgjidhni modulin që i zgjidh ato më së miri.
Niveli 5Niveli 4Niveli 3Niveli 2Niveli 1Menaxhimi iPortofoliMenaxhimi iProgramiMenaxhimi iProjektiMenaxhimi iEkipiMenaxhimi iDetyraBusulla e sjelljes së udhëheqësitP5.expressP4.expressP3.expressP2.expressP1.expressmicro.P3.expressNUPP

Njoftime

Të gjitha përditësimet e rëndësishme rreth moduleve OMIMO shpallen këtu. Nëse jeni të interesuar t’i përdorni ose të kontribuoni në këto module, është më mirë të qëndroni i informuar për këto njoftime nëpërmjet njërës prej këtyre tre metodave:

LinkedInEmailRSS

The latest announcements (only in English):