OMIMO
Open Minimalist Modules
OMIMO është një familje metodash dhe udhëzuesish për ekosistemin e projekteve. Të gjitha modulet janë projektuar që të jenë të lehta për t’u mësuar, të lehta për t’u përdorur dhe të lehta për t’ua mësuar të tjerëve.
I Hapur
Të gjitha modulet OMIMO janë të hapura dhe të lira, me një licencë Creative Commons Attribution. Kjo do të thotë që ju mund t’i përdorni ato në çdo mënyrë që dëshironi, përfshirë edhe për qëllime komerciale, pa pasur nevojë të kërkoni leje.
Bazuar në këtë licencë, liritë që ofrohen në modulet OMIMO nuk mund të tërhiqen në të ardhmen.
Minimalist
Të gjitha modulet OMIMO janë sisteme minimaliste, që do të thotë se ato përqendrohen tek aspektet më thelbësore, në vend që të krijojnë një sistem të madh e të mbingarkuar. Minimalizmi i bën modulet më të lehta për t’u mësuar, më të lehta për t’u përdorur dhe më të lehta për t’u mësuar të tjerëve.
Modulet kryesore ofrojnë harta rrugore (metoda) në vend të grumbujve me këshilla të rastësishme.
Modular
OMIMO është modular, në kuptimin që të gjithë elementët e tij janë projektuar me kujdes për të funksionuar të pavarur nga njëri-tjetri. Si rezultat, ju nuk do të mbeteni të kufizuar brenda sistemit dhe mund të përdorni çdo modul dhe t’i kombinoni me ato jashtë OMIMO.
OMIMO është një përpjekje në vazhdim dhe module të tjera do të shtohen në të ardhmen.
Njoftime
Të gjitha përditësimet e rëndësishme rreth moduleve OMIMO shpallen këtu. Nëse jeni të interesuar t’i përdorni ose të kontribuoni në këto module, është më mirë të qëndroni i informuar për këto njoftime nëpërmjet njërës prej këtyre tre metodave:
The latest announcements (only in English):
- P1.express draft is published and available for review
- The P3P exam is now available in French and Polish
- The µP3P certification is finalized and public
- µP3P Trainer Accreditation Programs
- The Vision, Mission, and General Code of Conduct are published
- µP3P certification exam, trial stage
- more...