
## Pse P3.express?

Megjithëse ekzistojnë sisteme themelore si p.sh
PRINCE2 dhe udhezuesi PMBOK,
shumica e
projekteve menaxhohen në mënyrë intuitive, pa ndihmën e një sistemi të strukturuar të
menaxhimit të projekteve.
Kjo ndodh sepse standardet themelore, ndonëse të vlefshme, janë shumë komplekse për projekte
të zakonshme
Imagjinoni të gjithë njerëzit që përdorin Excel.
Çfarë ndodh nëse zëvendësoni Excel-in me një gjuhë programimi?
Shumica e njerëzve nuk do të jenë në gjendje ta përdorin atë dhe do të mbeten pa një mjet pune,
edhe pse një gjuhë programimi është më gjithëpërfshirëse se Excel-i.
Sistemet themelore të menaxhimit të projekteve janë të gjitha si gjuhët e programimit, dhe ajo që
njerëzit kanë më shumë nevojë në projekte është diçka si Excel-i.
P3.express është ai mjet i thjeshtë që shumica e njerëzve mund ta përdorin.
