---
title: Gjeneroni ide të reja
acode: G02
principles:
  - 3
  - 5
---

Pas vlerësimit të përfitimeve ([G01](../../g/01/)), sponsori duhet të shqyertojë mundëstë për t'i rritur ato.
Në këtë pikë mund të zhvillohen aktivitete të vogla, të caktuara për ekipet operative, ose ndryshime të mëdha që mund të shndërrohen në projekte të reja në të ardhmen.


## Qëllimi

Punimet kryesore të projektin janë mbyllur dhe në këtë pikë jemi në pritje të përfitimeve.. Megjithatë, jo të gjitha përfitimet e mundshme realizohen automatikisht nëse nuk ndërmerrni veprime shtesë “ad hoc” pas mbylljes së projektit.

Nga ana tjetër, vlerësimi i përfitimeve të projekteve të mëparshme është një burim i shkëlqyeshëm idesh për strukturimin e projekteve pasardhëse.


## Gabimet e zakonshme

Për të shmangur disa nga problemet më të zakonshme, merrni parasysh si vijon:

* Përqendrohuni në hartimin e zgjidhjeve reale që mund të zbatohen dhe vlerësohen. Shmangni deklaratat e panevojshme.
* Nuk është e domosdoshme ta organizoni vetë të gjithë aktivitetin menaxhues, por mund të ftoni njerëz të tjerë t'ju bashkohen dhe vendosni së bashku si grup.
* Mos u vetë-kufizoni në vlerësimin e përfitimeve të secilit projekt në mënyrë të izoluar, sepse ndonjëherë. funksionon më mirë nëse ju (dhe përgjegjësit e projekteve të tjera) mblidheni dhe vlerësoni së bashku përfitimet e disa projekteve. Vetëm kujdesuni që përfitimet e secilit projekt për të cilin jeni përgjegjës të vlerësohen në një mënyrë ose në një tjetër.
