---
title: Dorëzoni produktin
acode: F01
principles:
  - 3
  - 5
---

Kur projekti të përfundojë, duhet dhe t'ia dorëzojmë produktin klientit të brendshëm ose të jashtëm dhe të presim miratimin nëse do të vazhdohet me projektin ose jo.

Ndonjëherë ndodh që klienti e pranon projekti, por dakordësohet me ju për një listë të elementëve shtesë që duhet të bëni brenda një limiti kohor të caktuar. Në raste të tilla, të vazhdojmë me mbylljen e projektit dhe t'ia dorëzojmë aktivitetet e mbetura një ekipi mbështetës që do të merret me mirëmbajtjen e projektit.


## Qëllimi

Qëllimi është të kemi një miratim përfundimtar dorëzimi për produktin, i cili është parakusht për mbylljen e plotë të projektit. Duhet kujtuar se të paturit në portofol projekte që janë pothuajse të përfunduara, të ngrira në fazat e tyre përfundimtare, është një humbje kohe dhe burimesh ndaj e bën menaxhimin e portofolit tuaj të komplikuar dhe të vështirë. Është e këshillueshme të mbyllen cështjet e lëna pezull dhe të kalojmë në një fazë tjetër.


## Gabimet e zakonshme

Ky aktivitet menaxhimi është mbyllja kryesore në projekt ndaj mund të jetë e ndërlikuar dhe mund të kërkojë shumë kohë nëse nuk i keni marrë mjaft seriozisht dorëzimin e produktit

Nëse është e mundur, para përfundimit të projekit, kërkoni një miratim paraprak të sponsorit dhe/ose klientit për produktet kryesore të projektit. Kjo lehtëson mbylljen përfundimtare dhe procesi e dorëzimit.
