---
title: Nisja e ciklit javor
acode: C03
principles:
  - 4
  - 5
---

Në projekte të vogla, mblidhni të gjithë anëtarët e ekipit. Në projektet e mëdha, mblidhni drejtuesit e ekipeve, menaxherët e projektit nga pala zbatuese, anëtarët e ekipit drejtues dhe, nëse është e nevojshme, palët kyçe të interesuara. Gjatë këtij takimi, diskutoni këto çështje:

* Rishikoni detyrat që do të realizohen gjatë javës në vijim.
* Identifikoni rreziqet që mund të shfaqen gjatë javës dhe shqyrtoni çështjet ekzistuese që mund të vazhdojnë ose përkeqësohen; regjistrojini ato në **Regjistrin e Ndjekjes**.
* Inkurajoni ekipet të kufizojnë numrin e detyrave të hapura dhe të përfundojnë sa më shpejt punët që janë në zhvillim.

[Shembull i Regjistrit të Ndjekjes](/sq/modules/p3.express/manual/v2/follow-up-register.ods)


## Qëllimi

Qëllimi kryesor i këtij takimi është të sigurohet që të gjithë janë të përfshirë dhe të koordinuar, në mënyrë që të shmangen përplasjet ose mbivendosjet mes punëve të ekipeve apo individëve.


## Gabimet e zakonshme

Këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të shmangni disa nga gabimet më të zakonshme në këtë aktivitet menaxherial:

* Mos e përdorni këtë mbledhje për të vlerësuar performancën (Kjo bëhet në [C01](../../c/01/)).
* Mos e përdorni këtë mbledhje për të hartuar përgjigje ndaj çështjeve dhe rreziqeve të identifikuara (Kjo bëhet në [D01](../../d/01/)).
* Lehtësoni takimin në mënyrë që të jetë sa më i përmbledhur, duke i kushtuar kohë të mjaftueshme çdo teme pa e zgjatur më tepër seç është e nevojshme.
