---
title: Prezantimi
acode: IN
layout: manual
version: v2
cascade:
  layout: manual
  version: v2
---

P3.express është një sistem minimalist dhe praktik për menaxhimin e projekteve, i cili përdor një proces të thjeshtë dhe të strukturuar, të përbërë nga 33 aktivitete menaxheriale të organizuara në 7 grupe [A01](./a/01/). Ky proces synon të ofrojë një qasje të lehtë për t'u mësuar, përdorur dhe mësuar të tjerëve. P3.express është i hapur dhe falas, me një licencë Creative Commons, dhe është bashkëfinancuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.


## Principet

Puna në një projekt P3.express duhet të bazohet në “Parimet Gati Universale të Projekteve” [Nearly Universal Principles of Projects (NUPP)](/sq/modules/nupp/). Vet P3.express eshte dizenjuar per t’u pershtatur me NUPP.Vetë P3.expressi është projektuar për t'u përshtatur me këto parime, duke siguruar një qasje të qëndrueshme dhe efektive në menaxhimin e projekteve.


## Organizimi

Në një projekt P3.express, ekziston një ekip menaxhimi **grup menaxhimi** përgjegjës për aktivitetet menaxheriale, i përbërë nga një ose më shumë anëtarë, në varësi të madhësisë dhe kompleksitetit të projektit.

**Menaxheri I Projektit** udhëheq këtë ekip dhe është përgjegjës për aktivitetet menaxheriale të projektit.Ky person raporton tek **menaxheri i projektit të klientit të jashtëm**(nese ka) dhe tek sponsori i brendshëm, i cili është një menaxher i lartë përgjegjës për rezultatin përfundimtar të projektit, financimin dhe burimet .

Gjithashtu, projekti mund të ketë një ose më shumë ekipe operative. Çdo ekip operativ i brendshëm drejtohet nga një drejtues ekipi, i cili raporton si tek menaxheri i tij funksional ashtu edhe tek menaxheri i projektit. Çdo ekip zbatues i jashtëm (furnitor) udhëhiqet nga një menaxher projekti furnizues, i cili raporton tek menaxherët e tij të brendshëm dhe tek menaxheri i projektit.

## Dokumentat

Më poshtë janë dokumentet e përcaktuara në P3.express:

* Përshkrimi i projektit ([shemull i përshkrimit të projektit](/sq/modules/p3.express/manual/v2/project-description.odt))
* Harta e rezultateve
* Regjistri i ndjekjes së aktiviteteve ([shembull i regjistrit të ndjekjes së aktiviteteve](/sq/modules/p3.express/manual/v2/follow-up-register.ods))
* Regjistri i mirëqenies  ([shembull i regjistrit të mirëqenies](/sq/modules/p3.express/manual/v2/health-register.ods))

Këto dokumente mund të përdoren siç janë ose si udhëzues për krijimin e një konfigurimi të personalizuar.

Është e rëndësishme të keni një vend qendror për dokumentet e projektit tuaj, me kopje rezervë të planifikuara, akses në distancë dhe verifikim dhe autorizim. Nëse organizata juaj nuk ka një platformë të tillë, mund të përdorni një nga zgjidhjet e mëposhtme:

* [nextcloud](https://nextcloud.com/)
* [Cryptpad](https://cryptpad.fr/)

Nëse ekipi nuk ndodhet në të njëjtin vend, do t'ju duhet gjithashtu një platformë mesazhesh. Disa opsione janë:

* [element](https://element.io/)
* [rocket.chat](https://rocket.chat/)

Është e rëndësishme të regjistrohen menjëherë rreziqet, problemet dhe kërkesat për ndryshim në Regjistrin e Ndjekjes. Për këtë arsye, duhet të konfiguroni sistemin në një mënyrë që e bën sa më të lehtë aksesin në regjistër, duke përfshirë edhe aksesin nga telefoni celular. Nëse kjo nuk është e mundur, përdorni një ditar personal për t'i regjistruar ato dhe më pas transferojini në regjistrin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur. Disa aplikacione për mbajtjen e shënimeve që mund të përdorni janë:

* [Joplin](https://joplinapp.org/)
* [Standard Notes](https://standardnotes.org/)
* [Turtl](https://turtlapp.com/)


## Përshtatja

Mund të bëni ndryshime në P3.express për ta përshtatur më mirë me mjedisin tuaj. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm që të mos dëmtoni koherencën e brendshme të sistemit dhe ta mbani sistemin tuaj të thjeshtë. Zakonisht është më mirë të filloni me formën origjinale të P3.express dhe ta përshtatni atë gradualisht sipas nevojave tuaja, duke i justifikuar ato zgjedhje me inspektim dhe përshtatje.


## Perspektiva

Nëse nuk keni klient ose furnitorë të jashtëm, do të ketë vetëm një perspektivë për projektin. Në të kundërt, çdo organizatë e përfshirë në projekt do të ketë perspektivën e saj. Gjithçka në P3.express duhet të shihet nga perspektiva juaj për projektin. Për shembull, kur përshkruani justifikimin e projektit në dokumentin e përshkrimit të projektit, përshkruani justifikimin tuaj, dhe jo atë të klientit. P3.express nuk është një sistem për t'u përdorur nga çdo palë e përfshirë në projekt, por një sistem që ju përdorni për menaxhimin e projektit brenda kufijve tuaj.

Përveç dokumenteve, kur mendohet për rolet duhet të merret parasysh edhe perspektiva. Ju mund të jeni "menaxheri i projektit" nga këndvështrimi juaj, por do të konsideroheni si "menaxher i projektit të furnitorit" nga këndvështrimi i klientit dhe "menaxher i projektit të klientit" nga këndvështrimi i furnitorëve tuaj.


## Historia

[Versioni i parë i P3.express](/en/modules/p3.express/manual/v1/) u botua në qershor 2016, pasuar nga dy përditësime të vogla në 2018 dhe 2020. Drafti i versionit të dytë të P3.express u botua në mars 2021 për të mbledhur komente nga publiku, dhe versioni përfundimtar u publikua në maj 2021. Në dhjetor 2022, u publikua drafti i parë i micro.P3.express, një variant i P3.express i përshtatur për mikro-projekte me 1 deri në 7 anëtarë ekipi .
